Pak ditë më parë në rrjet u përfol se Rina dhe Sin Boy i kishin dhënë fund lidhjes 4 vjeçare. Aludimet nisën pasi dyshja hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami.
Rina ka thënë se ata janë distancuar qe një kohë të gjatë, por se në muzikë vazhdojnë të bashkëpunojnë, shkruan gazeta Neutral.
Këngëtarja nuk i tregoi arsyet e ndarjes.
Ky lajm është konfirmuar së fundmi nga vetë Rina në një intervistë për T7. Ajo ka zbuluar se është ndarë prej kohësh, por nuk ka dashur të bëjë drama.