Rikthehet festivali “Kënga Magjike”

Sezoni i ri televiziv, përpos emisioneve të reja rikthen edhe disa projekte të suksesshme në ekran e një ndër to do të jetë festivali më i madh i muzikës moderne, Kënga Magjike.

Gara do të zhvillohet me formulën e njëjtë si viteve të fundit, ku paralelisht do të garojnë emra të rinjë e po ashtu edhe artistët BIG.

Erik Lloshi, Orgesa Zaimi dhe Sara Bajraktari janë tre emrat që do të prezantojnë projektet e tyre në fundjavë.

Ka shumë javë para deri në shpalljen e fituesit, teksa kujtojmë që triumfues i edicionit të kaluar është Alban Ramosaj me këngën “Thikat e mia”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *