Rihanna merr vëmendje me paraqitjen elegante dhe me stil gjatë një darke në qytetin e New Yorkut

Nëntë herë fituesja e “Grammy”-t, Rihanna dukej më elegante se kurrë më parë e veshur me një pallto të zezë të gjatë dhe çizme deri tek kofshët, ndërsa doli për darkë në New York gjatë të hënës (9 tetor)

Të gjithë sytë ishin te krijuesja e hitit “Diamonds”, 35 vjeçe, teksa ajo iu afrua makinës së saj me një xhaketë “Dries Van Noten” gri qymyri dhe një palë çizme “Balenciaga”, pasi dola nga darka me miqtë.

Themeluesja e “Fenty Beauty” përshtati veshjen e saj të sofistikuar me një gjerdan diamanti dhe një çantë të madhe të kuqe, të cilën e mbante nën krahun e majtë.

Flokët brune me onde të nënës së dy fëmijëve i ranë poshtë shpatullave me valë të lëshuara, ndërsa ajo kaloi një natë të rrallë larg dy fëmijëve të saj dhe partnerit ASAP Rocky.

Kjo dalje e saj vjen vetëm dy muaj pasi ajo solli në jetë djalin e saj të dytë, Riot Rose Mayers.

Sipas certifikatës së lindjes të marrë nga The Blast, djali i tyre lindi më 1 gusht 2023, në spitalin Cedar Sinai në Los Angeles.

Çifti zgjodhi të vazhdonte me traditën e tyre të emërtimit, duke përdorur një emër tjetër që fillonte me një ‘R’, pasi emëruan djalin e tyre të parë, të lindur në maj të vitit 2022, RZA Athelston Mayers.

Rihanna njoftoi shtatzëninë e saj të dytë kur performoi në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl në shkurt të këtij viti.

Çifti filloi lidhjen në vitin 2020 pasi ishin lidhur profesionalisht që në vitin 2013.

Dyshja ndezi thashethemet për martesë kur ishin në Festivalin Cannes Lions në 2023, më 21 qershor.

Por që atë herë ata kanë heshtur nëse janë martuar fshehurazi.

Gjatë fundjavës, ylli i muzikës u pa duke u argëtuar me të dashurin e saj në festën e paharrueshme të ditëlindjes së 35-të në një varkë luksoze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *