Kombëtarja e Shqipërisë pati rezultate fantastike në muajin shtator, duke barazuar me Çekinë e duke fituar kundër Polonisë.
Me këto rezultate, Shqipëria bëri hap të madh drejt kualifikimit në “EURO 2024”, shkruan Demokracia.com
Këto rezultate fantastike kanë bërë që Kombëtarja e Shqipërisë të ngritët në ranglistën e FIFA-s.
Nga vendi i 65-të sa ishte në muajin korrik, Shqipëria tani renditet në vendin e 62-të.
Kombëtarja ka thyer edhe rekordin e pikëve gjatë ndeshjeve të muajit shtator, duke grumbulluar 20.8 pikë më shumë krahasuar me renditjen e muajit korrik, më shumë se çdo kombëtare tjetër.