Restoranti autentik shqiptar në New York po ua shfaq klientëve të tij një botë të re ushqimesh për ta, shoqëruar me dekorime të stilit antik.
Restoranti i quajtur “Çka Ka Qëllu” po i kthen në kohë vizitorët përmes pamjes së tij dhe së fundmi është zgjedhur një nga restorantet më të mira në New York.
Pamja e tij ngjan me shtëpitë e vjetra mesjetare, me veglat antike të varura në mur dhe me tavanin e ndërtuar nga druri.
Sigurisht nuk është vetëm ushqimi që e bën këtë restorant të mrekullueshëm, është edhe atmosfera dhe shërbimi.