Reperi me famë botërore, DaBaby këtë javë ishte në Kosovë ku performoi për herë të parë në klubin e natës “Venom”.
Ai po ashtu ishte në koncert në Greqi dhe Paris para se të vinte në Kosovë, shkruan Neutral.al
Por, udhëtimi i tij në Ballkan nuk po del të jetë më i miri për të.
Gjatë ditës së djeshme, ai ka postuar një video në rrjetin social “Instagram” duke njoftuar se i ka humbur vathi i diamantit i cili ka vlerën e 83 mijë dollarëve.
Më vonë, ai ka shkruar në rrjetin social “Tëitter” – ku ka pyetur se: “Ndonjëri në Greqi, Paris apo Kosovë e ka parë vathin tim me diamant?”
Nga pamjet e publikuara nga “T7”, shihet që DaBaby e kishte humbur vathin para se të arrinte në Kosovë./Neutral.al/