Reperi i njohur rrëzohet duke kënduar, i thyen 3 brinjë, largohet nga skena me barelë 

Reperi i njohur amerikan Post Malone është rrëzuar gjatë një koncerti të tij në Missouri, SHBA. Post Malone i cili është duke zhvilluar turneun e tij në SHBA dhe Kanada, ishte duke kënduar këngën e tij “Circles” kur u rrëzua në skenë pasi një pjesë e dyshemesë mungonte.


Pamjet e rrëzimit të reperit janë bërë virale në media dhe rrjete sociale. Në këto pamje, Post Malone duket teksa këndon e përshëndet fansat e tij, por në një moment që ai kthehet nuk e vë re mungesën e një pjese të dyshemesë dhe rrëzohet. Njëra nga këmbët e tij bie poshtë në gropën e dyshemesë dhe trupi i përplaset me platformën e skenës.

Menjëherë pas rrëzimit në ndihmë i kanë shkuar ekipet e mjekëve të cilët e kanë larguar me barelë nga skena. Sipas TMZ, vrima në skenë ishte shfaqur kur Poste Malone kishte kënduar me kitarë i ulur në karrige, por pas këtij momenti përgjegjësit e skenës kishin harruar ta rregullonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *