Pasi dështon koncerti i Marinit, ky është reagimi i reperit

Reperi shqiptar, Mariglen Malaj i njohur me nofkën e tij në skenë si “Marini”.

Mbëmë ishte i ftuar që të performojë në një klub nate në Prizren, por nuk shkoi diqka mirë dhe reperit i dështoi koncerti.

Teksa është ngjitur në skenë reperi ka kërkuar falje nga fansat dhe ka treguar arsyen se pse nuk mund të përformojë.

“Të më falni të gjithë për arsye se zëri im nuk është në gjendje të mirë nuk mund të performojë.  

Vetëm kam ardhur t’iu shikoj për respektin që kam për ju që keni ardhur.

Kënaquni sonte, do iu shikoj edhe një herë tjetër”- tha ai.

Nuk dihet kjo a është kjo e vetmja arsyja pasi që në koncertin e paraparë që të mbahet kishte shumë pak pjesëmarrës, pasi që një video në TikTok po bënë gjiro aty shihet se ka shumë pak publik dhe atmosfera ishte zhgënjyese.

Reperi ndryshe njihet edhe për historitë e tij me sherre dhe të shtëna, ndërsa sa i përket jetës së tij private nuk është se dihet mjaft shumë pasi ai nuk ka zbuluar asnjëherë detaje për jetën personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *