Reperi italian Niko Pandetta , nipi i bosit të mafias në Catania, Turi Cappello. Reperi i arrestuar do të duhet të vuajë një dënim 4-vjeçar pasi akuzohet për trafik droge dhe evazion.
Sapo u bë publik lajmi për dënimin e tij, reperi u fsheh në shtëpinë e menaxherit të tij shqiptar. Në momentin e arrestimit Pandetta kishte në xhep 12 mijë euro. Reperi ishte nën shoqërinë e 33-vjeçarit shqiptar dhe një 38-vjeçari në momentin që ai u arrestua mëngjesin e sotëm.
Këngëtari me origjinë siciliane, i lindur në vitin 1991, me banim në Milano, ishte bërë kryefjala për dy ngjarje të pakëndshme të ndodhura në vitin 2019. Ai shpeshherë iu kushtonte vargje dhe këngë bosave të drogës dhe atyre që ndodheshin në burg.