Reperi i njohur botëror, Kanye West mund të jetë i famshëm për tekstet e tij, por në fakt nuk ka lexuar kurrë një libër.
Wesst bëri këtë deklaratë befasuese gjatë një paraqitjeje në podcast-in e ri të ‘Alo Yoga Alo Mind Full,’. Sipas krijuesit të shumë hiteve, të lexosh një libër është si të “hash lakrat e Brukselit”.
Ai beson se është më mirë që të përfshihej në një “bisedë të mirë”. “Kur thatë se nuk e kisha lexuar këtë libër, në fakt nuk kam lexuar asnjë libër. Të lexosh është si të ha lakra brukseli për mua.”, tha reperi duke shtuar më pas: “Dhe të flasësh është si të marrësh raviolin e misrit të Giorgio Baldi.”
Kujtojmë që reperi kohët e fundit njoftoi se po hap një shkollë private të krishterë për fëmijë, për të cilën thotë se do t’i përgatisë nxënësit për t’u bërë brezi i ardhshëm i udhëheqësve nëpërmjet ‘një etike të integritetit dhe kujdesit’.