Policia spanjolle ka arrestuar një reper të njohur nga Holanda pasi dyshohet se ka përdhunuar një fanse që kishte takuar në klubin e natës “Platja de Palma”, ku kishte performuar atë natë.
Vajza, bashkatdhetare e të arrestuarit, ka pranuar para agjentëve se kishte pasur marrëdhënie konsensuale me artistin në një hotel, por kur ajo donte të ndalonte, ai refuzoi. I dyshuari, i cili u la i lirë pasi dëshmoi në polici, ka qindra mijëra ndjekës në rrjetet e tij të ndryshme sociale.
Reperi dhe vajza, janë takuar herët të shtunën. E reja e shoqëruar nga një shoqe kishte shkuar në diskotekë pasi e dinte se ai po performonte atje. Në vendlindjen e të dyve, ai është një reper i njohur. Në fund të performancës, dy vajzat janë afruar dhe kanë arritur të takojnë artistin. Disa orë më vonë, reperi i propozoi njërës prej bashkatdhetareve të tij të shkonte në hotelin ku ai po qendronte.