Vajza e saj e feston ditëlindjen, urimi i Remzie Osmanit kësaj here ishte shume emocional.
Riola, është vajza e vetme e këngëtares së njohur Remzie Osmani.
Sot, e bija e këngëtares po feston ditëlindjen dhe me këtë rast ajo ka bërë një urim mjaftë të veçantë për më të dashurën e saj, shkruan Kosovarja.
Remzia, e quan Riolen “E urta ime”, ndërkohë që thotë se vajza është më e mira në botë për nënën.
Kujtojmë se Riola së fundi i ka hyrë botës së muzikës, me gjasë duke i realizuar kështu një dëshirë nënës së saj këngëtare.