Reja : Dua të qëndroj këtu,por nuk varet nga unë

Edi Reja është shprehur se ai dëshiron të vazhdojë të drejtoj kombëtaren Shqiptare, por ajo nuk varet nga ai.

“E kemi thënë shpesh si është situata e kontratës. Unë nuk kam probleme, janë të tjerët që vendosin. Ky është një diskutim për mediat dhe presidentin se është ai që bën konkluzionet. Mendoj se është bërë mirë, duhet vetëm të fshijmë vetëm periudhën e fundit, me Izraelin e Islandën kishte pritshmëri për ndonjë rezultat më shumë”.

Ndonjë gjë duhet përmirësuar në aspektin e mentalitetit se mungon në pjesë të ndeshjes. E diskutojmë prej kohësh, ishim përmirësuar sa i përket tensionit, por në periudhën e fundit u përsërit. E kemi folur e rifolur, kemi parë videot, jemi të ndërgjegjshëm për defektet e problemet tona.

Nuk di të them për çështjen e rezulatit, por dua të shoh disa lojtarë që mund t’i besojmë në të ardhmen. Janë të rinj që janë në Shqipëri dhe mund t’i aktivizoj nesër, tha Reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *