Vitin e kaluar është mbajtur iftari më i madh ndonjëherë në Podujevë, ku morën pjesë rreth 1000 persona.
Ndërsa këtë vit, plani ishte që të mbahej një iftar edhe me një numër më të madh agjëruesish, por si duket ky realizim i iftarit do të dështojë.
Përfaqësuesi i Iniciativës Humanitare Vullnetare, Jetmir Syla, ka thënë që kanë marrë refuzim nga kryetari i Podujevës për shpërndarjen e Kuranave në shesh dhe për realizimin e iftarit.
Kujtojmë që shumë qytete të Kosovës organizojnë iftar të tillë ku marrin pjesë me mijëra njerëz, nevojtarë, familje dëshmorësh e qytetarë të Kosovës.
Të hënën do të merret aprovimi juridik për refuzimin e këtij iftari dhe nga Iniciativa Humanitare Vullnetare do të paraqiten edhe në media, pas këtij refuzimi nga kryetari i Podujevës.