“Rebele”/ Doja Cat thyen rregullin kryesor të “Met Gala”, kapet nga kamerat

Këngëtarja Doja Cat u kap duke konsumuar cigare në Met Gala 2023, pavarësisht rregullit të rreptë të Anna Wintour kundër pirjes së duhanit.

Këngëtarja e “Kiss Me More” kishte një “vape” në gojë teksa u kap në kamera gjatë intervistës që po merrte Emma Chamberlain në tapetin e kuq të “Met Gala”, i cili këtë vit u mbajt për nder të drejtuesit të ndjerë të Chanel, Karl Lagerfeld.

Doja – emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zandile Dlamini – bëri debutimin e saj në Met me një pamje si mace për t’u dukur si macja e famshme e Lagerfeld, Choupette.

Ajo kishte zgjedhur një fustan të Oscar de la Renta me tegela argjendi, me kapuç dhe me pupla. Ajo gjithashtu kishte veshë mace dhe një hundë protetike mace.

Përfaqësuesit e Doja nuk iu përgjigjën kërkesës së Page Six për komente, megjithëse dikush i njohur me fituesen e Grammy-t na thanë se nuk kishte nikotinë në pajisje dhe se përmbante vetëm avuj uji me aromë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *