Real Madrid ka pësuar humbjen e parë këtë sezon të martën, kur u mposht nga RB Leipzig me rezultat 3-2.
Luka Modrić pushoi atë ndeshje për shkak të një dëmtimi të lehtë, me Toni Kroos, Edouardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni që luajtën në mesfushë.
Siç shkruan gazeta spanjolle AS, një formacion i tillë i Realit është i keq dhe duket qartë se skuadra vuan kur mesfushorët e rinj francezë janë bashkë në fushë.
AS citon edhe ndeshjen në hapjen e kampionatit spanjoll, në të cilën Real Madridi ishte duke humbur ndaj Almerias dhe më pas arriti ta kthejë atë.
Lëvizja kryesore në atë lojë ishte largimi i Camavingas nga loja në pjesën e parë. Një gjë e tillë ndodhi edhe në ndeshjen e parë kundër Leipzigut, kur rezultati ishte 0-0 në minutën e 64-të. Ancelotti e nxori Camavinga nga loja, por Real Madridi humbi. Një zëvendësim identik bëri edhe ndaj Real Betisit, kur rezultati ishte 1-1. Në fund fitoi skuadra e Ancelottit.
Problemet në bashkëpunimin mes Camavinga dhe Tchouameni nuk janë shqetësim vetëm për Real Madridin por edhe për kombëtaren franceze.
Përzgjedhësi Didier Deschamps e kuptoi se mund të kishte vetëm një në fushë dhe vendosi që Camavinga të ulej në stol.
“Eduardo bëri disa gjëra që nuk dua t’i shoh”, kishte thënë Deschamps pas humbjes 2-0 të Francës nga Danimarka.
Kujtojmë se Reali e solli për 31 milionë euro një vit më parë Camavingan, ndërsa Tchouameni ka ardhur për më shumë se 80 milionë euro.
Të dy bashkë kanë kushtuar 111 milionë euro, por nuk mund të luajnë së bashku.