Juliana Nura apo modelja e njohur tashmë si Xhuli shkoi deri në finale të Big Brother Vip Kosova, por pikërisht në natën finale ajo u eleminua e treta.
Kjo ka bërë që Xhuli të reagoj përmes një video live.
“Unë kur kamë dalë nga Big Brother VIP Kosova, komentet, njerëzit, nuk mund ta përshkruaj me fjalë se jam mbushur aq shumë me lumturi, thjesht unë atë minutë që kam dalë nga shtëpisë së Big Brotherit, kur kemi hy në arenën Klan Kosova thjesht entuziazmi i publikut ato letrat që i kanë pasur me fotografinë time, ishte aq e mirë, aq e përmbushur me dashuri se unë tashmë jam fituese”, u shpreh Nura.
“Edhe mos me e fitu Big Brotherin, çmimin e madh, unë e kam fituar çmimin më të madh që jeni ju, publik i dashur. Thjesht ju adhuroj, ju dua shumë. Faleminderit shumë që më keni votuar, më keni votuar pandërprerë se e di që ky rrugëtimi im nuk ka qenë i lehtë siç e keni parë, kam qenë 14 herë e nominuar nga banorët dhe ju publik i dashur më keni shpëtuar çdo javë. Unë thjesht kam qenë personazh, ju më keni bërë personazh që njihet tani gjithandej”, shtoi mes tjerash ajo.