Vjen dhe reagimi nga Qeveria – tregojnë se kush po ia mbulon shpenzimet Kurtit në Greqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për më shumë se një javë ndodhet në Greqi, i cili po merr pjesë në simpoziumin “Symi”, ku kishte qenë edhe vitin e kaluar.

Edicioni i sivjetmë i simpoziumit, sikurse edhe vitin e kaluar, po mbahet në “Grand Resort Lagonissi”, një hotel superluksoz.

Kurti po qëndron në bregdetin e Lagonisit, 30 kilomentra në juglindje të Athinës.

Ky vend konsiderohet si një nga hotelet më luksoze në mbarë globin.

Qëndrimin e Kurtit “Grand Resort Lagonissi” vjet e kishte zbuluar ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një postim në Facebook.

Për qëndrimin e tij të gjatë dhe në një hotek super luksoz, Kurti ka marrë kritika të shumta.

Por pas kësaj ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka bërë të ditur se shpenzimet në Greqi Kurtit po i mbulohen nga organizatori.

“Sivjet është viti i pestë me radhë që kryeministri Kurti merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku të pranishëm janë politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota. Sikur herave të kaluara edhe këtë vit shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori”, ka shkruar Kryeziu në ‘Facebook’. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *