Reagojnë Kishat Ortodokse: Individë të armatosur dhe maskuar kanë thyer dyert e manastirit, ka të shtëna

Kisha Ortodokse Serbe e Deçanit, Prizrenit kanë dalë me një “deklaratë urgjente” dhe disa pamje ku ka thënë se një grup individësh të armatosur dhe të maskuar kanë thyer me forcë dhe me autoblinda dyert e Manastirit të Banjkës teksa ka dënuar ashpër vrasjen e një polici kosovar në orët e hershme të mëngjesit nga po ky grup i armatosur i nacionalitetit serb.

“Dioqeza Rashkë-Prizren (KOS) dënon ashpër sulmin që ndodhi mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës në afërsi të fshatit Banjskë, ku raportohet se mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u plagosën”, ka shkruar KOS, siç e publikoi Manastiri i Deçanit.

Reagimi i plotë:

Ky është një incident i rëndë me implikime potencialisht të gjera. Prandaj, është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin.

Dioqeza i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së oficerit të ndjerë dhe sinqerisht shpreson në shërimin e shpejtë të të lënduarve.

Dioqeza është thellësisht e shqetësuar pasi, sipas raporteve të fundit, një grup i armatosur me maska theu portat e manastirit duke përdorur një automjet të blinduar.

Aktualisht, një grup besimtarësh nga Novi Sadi, duke përfshirë priftin, Abati Danilo dhe vëllezërit e manastirit, janë brenda. Për sigurinë e tyre, komuniteti i manastirit dhe besimtarët janë mbyllur brenda banesës, si dhe kisha e manastirit është e siguruar. Individë të armatosur dhe të maskuar raportohet se po lëvizin nëpër ambiente dhe herë pas here dëgjohen të shtëna me armë zjarri.

Dioqeza denoncon me ashpërsi dhunën flagrante që po zbatohet në objektin fetar të Kishës Ortodokse Serbe dhe u kërkon të gjitha palëve që menjëherë të ndërpresin armiqësitë.

URGENT STATEMENT OF THE #SERBIAN #ORTHODOX #CHURCH (SOC) regarding the latest armed incident in North #Kosovohttps://t.co/9jL5wgpuFg

The Raška-Prizren Diocese (SOC) vehemently condemns the attack that took place this morning in northern Kosovo near the village of Banjska,… pic.twitter.com/GQN8bDeFTG— Dečani Monastery (@DecaniMonastery)September 24, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *