Reagoi për 11-vjeçaren por jo edhe për rastet kur kolegët e saj nga estrada u akuzuan për dhunim – Dafina Zeqiri iu përgjigjet kritikuesve 

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka qenë shumë e zëshme këto ditë në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar disa statuse të njëpasnjëshme duke shprehur shqetësimet e saj për rastin e fundit që ka tronditur opinionin në Kosovë – atë të përdhunimit të një 11-vjeçareje nga pesë persona.

Mes replikave të ndryshme në rrjetin social

Twitter, Dafina ka hasur edhe në komente të fansave, të cilët pyesnin se pse ajo nuk ka reaguar njëlloj kur për raste abuzive janë akuzuar kolegët e saj nga estrada.


Dafina e inatosur zgjodhi një kundërpërgjigje të ashpër, duke thënë se ka ngritur zërin për mjaft çështje dhe se këto duhet t’ua thonë artistëve të tjerë të estradës dhe jo asaj.

“Ju lutem, ju që po mi përmendni ‘e pse për këtë artist s’ke reaguar e atë tjetrin’, s’po ju duket juve asnjëherë e mjaftueshme çka bëj unë për motra dhe vëllezër të mi që nga fillimi karrierës time – STOP! I thoni këto fjalë artistëve të tjerë që i dëgjoni, që asnjëherë s’kanë reaguar për asnjë rast”, ka shkruar Dafina në Twitter.

Please 🙏🏼 ju qe po mi permeni “e pse per kete artist ski reagu e ate tjetrin” spo ju duket juve asnjehere e mjaftueshme qka boj une per motra&vllazni tmi qe nga fillimi karieres tem – STOP! I thuni kto fjal artistave tjer qe i NDEGJONI qe asnjehere skan Reagu per ASNJE rast!

— DAFINA ZEQIRI (@Dafina_Zeqiri) August 30, 2022

E njëjta, ka treguar se ajo e ka rrëfyer historinë e saj të abuzimit me kohë dhe se i vjen turp që kritika të tilla i merr sidomos nga gjinia femërore.

“Nuk mund t’i bëj të gjitha! Për ju që keni zemër në këtë kohë për të më kritikuar mua? Që nuk postova për disa ‘artistë’, pirdhuni! Ju jeni egoistë! Unë e kam hapur zemrën për disa gjëra shumë personale që më ndodhën! Dhe vajza të tjera! Sidomos ju femra që po më kritikoni! Marre”, ka shkruar Zeqiri në Twitter.

I can’t do it all! for u who have the heart at this time to criticize ME? For not posting about some “Artists” fuck you! Ur the selfish one! Ive POURED my heart out regarding some VERY personal things that happened to ME! And other GIRLS! Sidomos ju femna qe po kritikoni! Marre!

— DAFINA ZEQIRI (@Dafina_Zeqiri) August 30, 2022

Dafina përndryshe kohë më parë kishte deklaruar se në fillim të karrierës, ajo kishet qenë pre e një lidhje zbuzive, e cila sigurisht që ka dëmtuar shëndetin mendor të saj në atë kohë.

PROMOTED CONTENT

Проширене вене ће нестати за 1 дан! Запишите рецепт

Flebozdrav

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *