Paris Hilton duket se është miqësuar me një përdorues TikToku, i cili i ka treguar se e ka grabitur në vitin 2007.
Biondja e famshme e ka xhiruar videon “One Thing About Me” me influencuesin e AsapSCIENCE, Greg Brown, i cili shpjegoi se si dikur ia kishte vjedhur syzet e diellit gjatë një daljeje.
“Një gjë që ka të bëjë me mua, është se unë e grabita Paris Hiltonin një herë dhe shpresoj që ajo të mos dëgjojë kurrë për këtë, sepse unë mund të shkoj në burg”, dëgjohet duke thënë Brown në videon e tij.
Tutje, ai ka treguar se kjo ka ndodhur në vitin 2007 pas koncertit të reperit M.I.A.
Ishte mirë që u largova nga koncerti dhe më pas një makinë e madhe, e zezë u ndal dhe njerëzit po bërtisnin, ndërsa Paris Hilton doli jashtë”, ka shtuar ai.
Brown ka rrëfyer se ai dhe shoku i tij panë bukuroshen duke u larguar nga klubi me përcjellësit e saj, duke i lënë të dy vetëm me makinën e saj të hapur, pa mbikëqyrje. Të dehur, ata vendosën të shikonin në automjet dhe përfunduan duke vjedhur syze dielli Christian Dior.
Paris i kërkoi përdoruesit të TikTokut që t’i tregonte syzet e diellit që dikur i kishte marrë dhe ai postoi një video tjetër ku i tregonte ato.
Më kujtohen këto syze dielli. Po ju rrinë bukur, kështu që mund t’i mbani! P.S. Nuk dalin kurrë nga moda”, ka deklaruar Paris.