Rasti i argjentinases që vdiq në Fushë Kosovë: Kosovari kishte ardhur nga Zvicra për dasmën e vëllait

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fushë Kosovë, në orët e para të ditës së martë.

Dyshohet se nga kati i gjashtë i një hoteli, u gjuajt një shtetase argjentinase.

Si rezultat i plagëve të marra, 27-vjeçarja M.K.U, vdiq në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

I dyshuar për këtë vepër që u cilësua si “vrasje”, është një kosovar me nënshtetësi zvicerane.

Atij iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, e arsye për këtë është rreziku që ai të arratisej.

Lidhur me rastin kanë raportuar edhe mediat zvicerane:

Blick.ch raporton se E.N, kishte ardhur nga Zvicra, në dasmën e vëllait.

Thuhet se kosovari me pasaportë zvicerane dhe tani e ndjera, ishin çift.

Lidhja e tyre kishte nisur para katër muajsh.

Si rezultat i ngjarjes tragjike, burime nga familja bëjnë të ditur se tashmë edhe dasma që ishte paraparë të ndodhte, ishte anuluar, përcjell Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *