Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën pak para mesnatës në familjen Hasani në Prishtinë. Në shtëpinë e tyre në rrugën “Mehmet Akif Ersoy”, kryefamiljari vdiq tragjikisht pasi dyshohet se ka bërë vetëvrasje. Rasti tragjik e tronditi më së shumti gruan e të ndjerit, e cila e gjeti burrin të varur në tavan, raporton Neutral.
Nga Policia kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Gëzim Hasanin, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se 48-vjeçari ishte pa shenja jete.
Për motive akoma të panjohura, i ndjeri i ka dhënë fund jetës duke u varur në tavanin e shtëpisë dhe fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë, përkundër që bashkëshortja e tij intervenoi dhe tentoi t’ia jap ndihmën e parë.
Në vendin e ngjarjes janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme nga ana e njësive policore, teksa trupi i paketë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Neutral do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.