Rast i rëndë në Prishtinë: Djali e bën për spital nënën dhe ikë nga shtëpia

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Hajvali të Prishtinës, ku një grua është përballur me dhunë nga djali i saj.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se ky rast ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku plasi sherri sot në mëngjes, pas një mosmarrëveshje verbale mes nënës së tij dhe djalit të saj, i cili më pas e sulmoi fizikisht.

Për pasojë, viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ka ikur nga shtëpia dhe akoma nuk është kapur nga Policia.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për arrestimin e të dyshuarit, i cili do të hetohet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *