Rast i rëndë në Gjakovë: Fëmijën 7-vjeçar e zë rryma, humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Xheladin Nushi”, në Gjakovë, ku si pasojë e energjisë elektrike, një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali. 

Rasti dyshohet se ka ndodhur mbrëmë, kur fëmija ka rënë në kontakt me rrymën, pasi ka prekur bojlerin, në banjon e shtëpisë. 

Ky rast ka tronditur familjen, e cila menjëherë e ka dërguar vogëlushin në spitalin rajonal “Isa Grezfa”, ku përkundër intervenimeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rëndë, fëmija ka humbur jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *