Rast i rëndë: I mituri dhunon të miturën në Rahovec…

Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur para dy ditësh në Rahovec.

Policia në raportin e saj 24 orësh bën me dije se është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar nën dyshimin se kishte dhunuar viktimën e mitur femër  kosovare.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara do të dërgohet në ekzaminim mjekësor.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *