Banka Botërore ka dhënë një raport pozitiv për Kosovën për shkallën e uljes së varfërisë dhe rritjen e të ardhurave për kokë banori.Sipas raportit, Kosova është duke kaluar tranzicionin me sukses nga një model i rritjes së varësisë së ndihmës së huaj.
Banka Botërore gjeti një rritje prej afro 50% të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35% të varfërisë, duke demonstruar një tranzicion të suksesshëm nga një model rritjeje i bazuar në varësinë e lartë nga ndihma e huaj.
Kosova tani lë pas “vendet homologe me të ardhura të ngjashme për kokë banori, falë zgjerimit të vazhdueshëm të konsumit dhe investimeve, të nxitura nga hyrjet e forta nga diaspora, investimet publike në infrastrukturë dhe thellimi financiar, në kushtet e një situate të qëndrueshme fiskale dhe një inflacioni të ulët”, thuhet në një deklaratë për shtyp të Bankës Botërore.
Në këtë shënim, Banka Botërore (BB) tha se “strategjia e re për Kosovën thekson prioritetet për angazhimin e Grupit të Bankës Botërore në vend gjatë pesë viteve të ardhshme, të cilat do të kontribuojnë në efikasitet dhe cilësi më të madhe të shërbimit publik, më shumë vende pune formale në sektorin privat dhe rritjen e qëndrueshmërisë mjedisore.
”BB tha më tej, “Kosova mund të përfitojë nga riorientimi i ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit, duke rritur punësimin për të gjithë dhe duke siguruar zhvillim të qëndrueshëm që mbron mjedisin për gjeneratat e ardhshme”.Strategjia e re e Grupit të Bankës Botërore mbështet aspiratën e Kosovës për të arritur këtë transformim dhe për t’u integruar plotësisht në institucionet rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.
Kosova aplikoi për anëtarësim në BE në dhjetor 2022, por do të përballet me disa pengesa gjatë rrugës, duke përfshirë bindjen e pesë shteteve anëtare për të njohur sovranitetin e saj. Ato janë Qiproja, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia.