Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas tensioneve në Veri të Mitrovicës ku i jep mbështetje Qeverisë për vendosjen e reciprocitetit.
Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin.
Të dashur qytetarë të Kosovës,
Vendimi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë është i drejtë dhe i ligjshëm edhe në bazë të ligjeve vendore, por edhe atyre ndërkombëtare.
Mbështesim institucionet e vendit, organet e rendit dhe sigurisë, për zbatimin e këtij vendimi të drejtë e të ligjshëm.
Bëjmë thirrje që qytetarët serb në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, rendin e ligjin, indeksonline.