Ramë Beqiri vjen me ekspozitën e tij personale në Gjenevë për të zhdukurit në luftën e Kosovës

Ramë Beqiri vjen me ekspozitën e tij personale në Gjenevë për të zhdukurit në luftën e Kosovës

Artisti shqiptar Ramë Beqiri do të sjell për artëdashësit zviceran historinë e dhimbshme të Kosovës dhe plagën e hapur për të zhdukurit e luftës, përmes një ekspozite në Gjenevë.

Në kujtim të të zhdukurve të luftës së Kosovës” do te jetë motoja e ekspozitës që pritet të hapet me 12 qershor në shtëpinë e artit ,,Maison Grutli’’, në Gjenevë të Zvicrës – shkruan Neutral.al

Ekspozita do të jetë e hapur deri me 20 qershor për gjatë festivalit internacional të filmit Fifog.

Pjesë e këtij festivali pritet të jetë edhe filmi shqiptar ,,I treturi’’,  me pas do pasoj edhe debati për këtë me pjesëmarrës  regjisorin  Arben Thaqi dhe njëri nga aktorët e filmit, Arben Muçaj.

Kujtojmë se pjesë e festivalit Fifog është edhe vet artisti Ramë Beqiri.

Në një prononcim për Neutral, Beqiri shprehet i lumtur që është për disa vite me radhë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm artistik në Zvicër.

“Është viti i tretë që ne përfaqësohemi  në këtë festival. Këtë vit e bënë më të plotë ekspozita ime sepse është një temë te cilen me vite e kam sjell në mendjen time që të bëjë diçka për vendin tim, e posaçërisht për një temë shumë te ndjeshme që na ngulfate me vite.

Dihet se në Gjeneve gjinden organizatat e ndryshme të të drejtave të njeriut  dhe kjo ekspozitë shpresojë që do të përçoj një mesazhe që sa me parë të qetësohen zemrat e familjareve që presin të gjinden më të afërmit e tyre që të dihet për fatin e të gjithë të zhdukurve  e luftës në Kosovë dhe në gjithë botën”, shprehet Beqiri për Neutral.

Ai nuk harron t’i falenderojë edhe organizatën e të zhdukurve në Gjeneve dhe gjithë vullnetarët shqiptarë që e kanë përkahur iniciativën e tij në këtë ekspozitë. /Neutral.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *