Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka deklaruar që Qeveria nuk ka të drejtë që në emër të komunave të vendos për faljen e tatimit në pronë.
Ai thotë së kjo nuk mund të ndodh pasi komunat tatimin në pronë e përdorin për të mirën e qytetarëve.
Madje ai këtë e krahasoi me buxhetin familjar, duke thënë se paret që janë tuat t’i i shfrytëzon për ta ndihmuar familjen tënde, fëmijët e tu.
“Komunat si bazë taksën e pronës e kanë si bazë me të cilën punojnë edhe transformojnë kryeqytetin edhe komunat e tjera për të mirën e qytetarëve të vetë. Pra nuk mundet niveli qendror me marr një vendim në emër të komunave për t’i falur. Si të them falja t’i paret e tua dikujt, sepse paret e tua t’i shfrytëzon për me i’u ndihmua familjes tënde, fëmijëve tu, në këtë rast komunat për të i’u ndihmuar qytetarëve të vetë. Nëse ndodh falja ajo mundet me ndodh siç e kemi propozuar ne, është e mirë edhe mundet me ndodh prej ministrisë, pra mundet me i’u ndihmuar, ose siç e kemi propozuar ne në Kuvend të kryeqytetit”, tha ai.
Ai tha se kanë propozuar që këtë vit qytetarëve të i’u lihet si vit vetëdijesues që të mësojnë se vlera e tatimit është rritur dhe se pagesa të fillojë nga viti tjetër.
Madje Rama tha se qytetarët paguajnë më shtrenjtë pasi tani edhe vlera pronës së tyre është rritur.
“Pra që ky vit kjo periudhë kohore të ju lihet qytetarëve që të jetë një periudhë kohore vetëdijesuese e të fillojmë me tatim shtesë, jo shtesë po me përqindje e cila nuk ka ndërruar por për fat të mirë për të gjithë qytetarët po them që vlera e pronave të qytetarëve tash numërohet si më e vlefshme dhe si rezultat ajo është një kolateral që munden më e shfrytëzuar edhe për investime edhe për edukim e të tjera”.
“Pra qytetarët tan si rezultat janë më të pasur, ndërsa tatimi është rritur paksa, po nëse për qytetarët që mund ta mbajnë këtë pagesë atëherë normal ju lutem që të gjithëve që ta paguajnë. Ndërsa të tjerët që nuk kanë mundësi atëherë normal që munden me aplikua që të kenë lirime në relacion deri në 100 euro që ka propozuar qeveria. Nëse ka qenë këtë vit 50 euro edhe është bërë 120 atëherë mundemi këtë vit që ti zbritet deri në 50 ashtu siç ka qenë deri më tani. Pra të jetë ky një vit transitor, kështu ne e kemi propozuar dhe shpresoj që këto të merren parasysh edhe nga Qeveria, përndryshe po them që falja mund të bëhet prej nivelit qëndro patjetër pa kurrfarë problemi”, tha ai.
Kryetari Rama tha se kanë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mirëfilltë me shumë ministri, e që sipas tij, problem kanë pasur me Ministrin e Financave sa i përket çështjes se të hyrave vetanake.
“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira fantastike më shumë ministri, kemi bashkëpunim të mirëfillte me ministri të ndryshme edhe të Arsimit, të Kulturës, të Infrastrukturës e të Ministrisë së Mbrojtjes, e të tjera. Po themi kemi has pak me ministrin e financave edhe po shpresoj që prej dje e kemi zgjidh këtë problem që nuk do të kemi problem as me këtë ministri”, tha ai.