Rama ia kushton një shkrim gruas së tij: Shumë krenar dhe i lumtur me përfaqësimin e denjë të Zonjës së Parë të kryeqytetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka kushtuar një shkrim në Facebook bashkëshortes së tij, Kristalës, ku ka thënë se është krenar dhe i lumtur me përfaqësimin e saj, raporton Express.

Rama ka thënë se angazhimi i saj në mbështetjen e zhvillimit të hershëm të fëmijëve pasqyron përkushtimin për të krijuar mjedise miqësore e të shëndetshme dhe zhvillimin e qasjeve dhe programeve të reja për mësimin e hershëm për fëmijët e gjithë Prishtinës.

“Së bashku, po krijojmë një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë! 🌟#”, ka shkruar Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *