Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje delegacionit rus në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, që po zhvillohet në New York, mbledhje e cila kryesohet nga Shqipëria.
Delegacioni rus pyeti Ramën, se përse presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të mbajë fjalën e tij, para anëtarëve të Këshillit.
“Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do të doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të Këshillit, i është dërguar lista e personave që do të flasin në rendin e caktuar. Dua t’ju kujtoj se paragrafi 33 i dokumentit presidencial S, 2017, 507, dakordësuar njëzëri, shprehet se kur anëtarë të rinj ftohen të flasin në KS, ata që kanë interes të drejtpërdrejtë për çështjen në diskutim mund të flasin përpara anëtarëve të Këshillit. Duke pasur parasysh temën e debatit të sotëm të hapur, ftesa për presidentin Zelensky që të flasë përpara anëtarëve të Këshillit, është një konfirmim i plotë i paragrafit 23/33 e po kështu, dhënia e fjalës, së pari për presidentin Zelensky, do t’i japë mundësi anëtarëve të tjerë të Këshilli që t’u përgjigjen komenteve të tij.
Dua t’i siguroj kolegët tanë rusë dhe të gjithë ata që janë këtu, se ky nuk është një veprim i posaçëm i presidencës shqiptare. Më duhet se duke ardhur nga ju gjithë ky leksion i shkeljes së rregullave në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse por duke qenë se e përsëritët shumë herë shkelja këtu ka të bëjë me faktin që presidenti Zelensky do të flasë përpara anëtarëve të Këshillit ka një zgjidhje për këtë. Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do të mbajë fjalën. Ajo çfarë e bëri të rëndësishëm atë për të gjithë ne ta dëgjojmë, vjen nga diçka që e keni bërë ju. Faleminderit shumë. Mbani shënim dhe do të vijojmë me seancën tonë.”, theksoi Rama.