Rama flet për arrestimet e fundit në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për arrestimet e fundit në kryeqytet, si dhe marrjen në pyetje të nënkryetarit Alban Zogajt, komunikon gazeta Neutral.

Ai tha se arrestimet kanë të bëjnë më disa kontrata mbi vepër, për të cilat pohoi se janë mëse të nevojshme për Prishtinën, duke i quajtur arrestimet si të paarsyeshme.

Rama sqaroi se buxheti i kryeqytetit është i përcaktuar në bazë të numrit të popullsisë së viti 2011, por që ky numër është rritur e me këtë edhe kërkesat për shërbime për çka janë detyruar të lidhin kontratat mbi vepër.

Ai sqaron se në këto kontrata nuk ka pasur diçka jashtë normales dhe se ai personalisht nuk shesh arsyeje për arrestim, pro që shton se i mbetet drejtësisë që të vendos për këtë rast.

“Unë këtë e kuptova sa isha jashtë shtetit. E kanë marrë në pyetje edhe nënkryetarin, mendoj që është për disa kontrata mbi vepër, kryeqyteti funksionon me një buxhet me të dhëna të viti 2011 sa i përket numrit të banorëve. Kryeqytetit i kërkohen shërbime të shumta, prandaj këto kontrata janë të lidhura për shërbime në administratë në shëndetësi dhe janë mëse të nevojshme sepse numat që i kemi nuk janë të mjaftueshme për me i krye shërbimet në kryeqytet”.

“Ajo çka ka ndodhur është jashtë proporcioneve nuk e shoh të arsyeshme, por po i’a lë procese ligjore të merren me këtë punë, nuk e shoh që ka pasur diçka jashtë normales, personalisht po them në bazë të arsyeje pse është bë, pse tash, do të kuptojmë më shumë e bisedojmë më vonë”.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *