Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Ministrin e Turizmit të Izrealit, Haim Katz.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se me Katz kanë folur për format e avancimit të bashkëpunimit, në veçanti në fushën e turizmit, shpeshtimin e vizitave reciproke dhe forcim të marrëdhënieve
“Me z. Katz bëmë një shëtitje nëpër Kryeqytet duke i prezantuar vendin, kulturën e historinë tonë të cilat i bënë shumë përshtypje mikut tonë nga Izraeli”, thuhet në njoftim.