Radomiroviq flet për vrasjen e Ivanoviqit: E bënë njerëzit e Radojiçiqit, nofkat i kanë “Tenzia” dhe “Penzia”Qe

Zëvendësministri për Kthim dhe Komunitete, Radoica Radomiroviq, ka folur për vrasjen e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ku tha se i di nofkat e dy personave të dyshuar për vrasjen.

Radomiroviq tha se në mëngjesin kur është vrarë Ivanoviqi, ishte në një tavolinë me Sllakvo Simiqin dhe Zoran Todiqin.

“Kemi biseduar për rastin dhe thjesht kemi konstatuar se prapa saj qëndron organizata kriminale e Milan Radojiçiqit. Më vonë, kam kuptuar për një njëri që rrinte me ne, Milan Mihajloviqin, por që atë mëngjes nuk ishte me ne në kafene”.

“Kur e kam pyetur se ku ishte në atë kohë, më ka thënë se ishte në Beograd, ndërsa më vonë na e pranoi se vrasjen e kanë kryer njerëzit e Milan Radojiçiqit. I dimë vetëm nofkat e tyre, ku njëri njihet si ‘Tenzia’, tjetri si ‘Penzia’, janë nofka pak qesharake por kjo është e vërteta”, tha Radomiroviq në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Kujtojmë se ish-politikani serb, Oliver Ivanoviq, është vrarë më 16 janar të vitit 2018 në veri të Mitrovicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *