Rada Trajkoviq u keqtrajtua në kufi, publikon pamjet e lëndimeve të saj (Foto)

Rada Trajkoviq, këshilltare politike e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka treguar pasojat në trupin e saj, të cilat i janë bërë pasi është mbajtur në kufi në kushte jo të mira nga ana e autoriteteve serbe.

Trajkoviq përmes një postimi në Twitter ka treguar se gjatë qëndrimit të saj në kufi, ajo ka qëndruar jashtë 24 orë, në të cilat kanë mbizotëruar temperaturat e ulëta, pa ujë, pa ushqim dhe pa ilaçe.

“Nëse flasim për maltretimin e serbëve në Kosovë, çka mund të bëjmë me serben në Kosovë e cila mbeti në qiellin e hapur në mes të dhjetorit e mbajtur 24 orë pa një gotë ujë, pa ushqim dhe ilaçe? Po mundoheni ta relativizoni torturën. Faktet flasin”, ka shkruar Trajkoviq.

Ndryshe, Rada Trajkoviq është ndaluar javën e kaluar nga policia serbe në pikën kufitare me Kosovën dhe që nga mbrëmja e së premtes nuk i është lejuar të hyjë në Serbi.

Politikania serbe që është kritike ndaj politikës së presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq ka treguar se të enjten, rrugës nga Serbia për në Kosovë është ndaluar nga policia serbe në pikën kufitare Merdar. Sipas saj, aty është mbajtur për katër orë, pa asnjë arsyetim apo shpjegim.

Ajo po ashtu është ndaluar 24 orë gjatë hyrjes në Serbi, ku pas ndalimit gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua ndaj e njëjta u transferua me autoambulancë në qytetin serb Prokuple, e cila më pas u lirua për në shtëpi të saj.

Për ndalimin e saj në kufi nga autoritetet serbe, kishte reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka thënë se ndalimi i saj në kufi nga regjimi autokratik serb është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe hakmarrje tipike ndaj serbëve të Kosovës që respektojnë ligjin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *