Politikanja serbe në Kosovë, Rada Trajkoviç mëngjesin e sotëm është ndaluar në pikën kufitare Merdare.
Ajo u ndalua nga policia serbe, duke mos iu lejuar hyrja në Kosovë.
Trajkoviç për Indeksonline thotë se më shumë se 1 orë është duke u mbajtur në Merdare.
Siç thotë ajo “Policia po pret miratim nga Beogradi”.