Ra nga 20 metra lartësi gjatë punës, vdes 21-vjeçari shqiptar në Kroaci

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kroaci.

Një 21 vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Ngjarja ka ndodhur në kompleksin industrial të ish-uzinës Dalit në Daruvar.

Përveç policisë, në terren janë edhe inspektori i sigurisë në punë dhe avokati i shtetit.

21-vjeçari ishte punonjës i një kompanie të Zagrebit, ndërsa ka humbur jetën pasi ka rënë nga një shkallë mbi beton nga një lartësi prej rreth 20 metrash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *