Ra në kontakt me rrymën elektrike në banesë, vdes 11-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë. Mësohet se një vajzë 11-vjeçare ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në shtëpi dhe ka ndërruar jetë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen tragjike.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *