Qytetarët ngrenë ALARMIN: Kujdes nga “Bravo Molle”, ky produkt përmban…(VIDEO)

Pak ditë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njoftoi heqjen nga tregu të salsiçeve, Wudy, pasi sipas tyre përmbanin një bakter shumë të rrezikshëm. Kjo ishte një këmbanë alarmi, për sigurinë ushqimore në Shqipëri, por mund të themi se ishte hera e parë, që AKU, me në krye Jeta Dedën doli në terren.

E themi këtë, për të mos besuar se goditja mund të ketë qenë edhe për biznesmenin, i cili me gjasë, nuk ka paguar gjobën tek rilindasit.

Mirëpo, çfarë po ndodh sot me sigurinë e produkteve në Shqipëri?

Në redaksinë tonë, mbërrijnë raste pafund të produkteve të mykura dhe të skaduara dhe JOQ i ka denoncuar, kur kanë qenë të gjitha provat e nevojshme.

Së fundmi, në redaksinë e JOQ ka mbërritur një tjetër shqetësim, për një produkt që konsumohet në masë nga shqiptarët dhe më së shumti nga të rinjtë dhe fëmijët.

Bëhet fjalë për “Bravo-n e Mollës”. Shumë qytetarë, jo vetëm një, në harkun kohor, prej pak më shumë se 10 ditësh, kanë dërguar në redaksinë e JOQ ALBANIA, shishet plastike të “Bravo-s së Mollës”, brenda së cilave ka mbeturina të cilat nuk dihet nga vijnë. Siç shihet nga fotot dhe videot e mëposhtme, mbeturinat dallohen, pak pasi konsumohet pija.

Gazetarët tanë pritën më shumë se dy ditë për marrjen e kësaj përgjigjeje, por ende nuk ka reagim. Shpresojmë që institucionet përkatëse të marrin masa dhe të bëhen kontrollet e duhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *