Qeveria e Kosovës ka marr vendim të që dokumentet identifikuese të lëshuara nga Serbia të mos pranohen më në pikat kufitare.
Serbëve do ju lëshohet një fletë-deklarim që zëvendëson përkohesisht dokumentet e tilla, shkruan Neutral.al.
“Kabineti qeveritar po ashtu ka marrë vendim sipas të cilit çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë”, thuhet në vendimin e qeverisë. /Neutral.al/