Qeveria e Kosovës sapo ka dalur me një njoftim se ka shtyrë vendimet për reciprocitetin me Serbinë, si shkak i situatës së tensionuar në veri të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.
Në njoftim, Qeveria e Republikës së Kosovës thotë se dënon ashpër bllokimin e sotëm të rrugëve në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale.
Sipas Qeverisë Bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë.
Njoftimi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon bllokimin e rrugëve dhe të shtënat në veri të KosovësPrishtinë, 31 korrik 2022Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër bllokimin e sotëm të rrugëve në veri të Kosovës dhe të shtënat nga njerëz të armatosur të strukturave ilegale atje. Bëhet fjalë për tendencë për destabilizimin e Kosovës dhe rrezikimin e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë. Akte agresive të shumta ka pasur në pasditen dhe mbrëmjen e sontme të nxitura e të përgatitura nga Beogradi zyrtar.