AAK përmes një komunikate, ka thënë se masat e propozuara janë mashtrim me paranë e qytetareve.
“Qeveria po ia nxjerr sytë e po ia ngjet vetullat këtij populli”, thuhet në postimin e AAK-së.
Ky subjekt politik ka përmendur edhe deklaratat e kryeministrit për komunat, të cilat tha se i kanë shpallur luftë.
“Sulmet që kryeministri u bën komunave për, siç shprehet ai, sulm ndaj shtetit, janë ofendimi më i madh që u bëhet atyre”, theksohet në komunikatën e tyre.
Reagimi i plotë i AAK-së:
Paqja sociale nuk blehet me 50 e as me 100 euro
Qeveria po ia nxjerr sytë e po ia ngjet vetullat këtij populli.
Këto masa që sot janë propozu nga Qeveria, janë vërtetë mashtrim i ultë që iu bëhet qytetarëve të vendit me paratë publike.
Të bllokohen investimet kapitale duke i lënë pa punë 60% të punëtorëve të ndërmarrjeve kontraktuese për punë në sektorin publik e të ndahen ato para për ndihma sociale, është veprim anti ligjor, antikushtetues dhe ofendues për popullin e Kosovës.
Sulmet që kryeministri u bën komunave për, siç shprehet ai, sulm ndaj shtetit, janë ofendimi më i madh që u bëhet atyre.
Kryeministri më mirë është ta ndërrojë ministrin e vet, sepse komunat nuk mund t’i ndërrojë!
Pakoja e prezantuar nga Kurti, është mashtrim ordiner. Nuk kapërcehet kriza me lëmoshë. Qeveria duhet të ndërmarrë masa serioze duke filluar nga miratimi urgjent i ligjit të pagave, zvogëlimi i taksave, heqja e përkohshme e TVSH për produktet esenciale, zhbllokimi i buxhetit, rishikimi i kontratave e masa të tjera lehtësuese. Paqja sociale nuk blehet me 50 e as me 100 euro!