Bordi i Drejtoreve të Telekomit të Kosovës nuk e ka respektuar vlerësimin e kompanisë Britanike BDO, e kontraktuar nga Ambasada Britanike në Kosovë për përzgjedhjen e kryeshefit Ekzekutiv të Ndërmarrjes.
Kompania Britanike e ka vlerësuar me më së shumti me pikë, Kreshnik Domin për kryeshef të telekomit.
Mirëpo, sipas burimeve të Indeksonline, Bordi i Telekomit e ka përzgjedhur Burbuqe Hanen.
“Burbuqe Hana nuk ka kalu fare nga britaniket, por edhe këtë rast ndërhyn Qeveria e bën përzgjedhjen e kandidates që nuk i plotëson kriteret”, ka thënë një burim për Indeksonline.