Qeveria ka miratuar disa sanksione të reja ndaj grupit paramilitar rus, “Wagner”.
Kryeministri Albin Kurti tha se vendosën për këto masa kufizuese në sinkron me sanksionet ndërkombëtare.
“Këto lloj të sanksioneve janë më bashkërendim të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha ai.
Kurti kishte thënë se anëtarë të këtij grupi ishin në veri të Kosovës, kur ishin vendosur barrikadat. Për këtë, ai kishte thënë se ka dëshmi.
Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Departamenti i Thesarit ka ndërmarrë masa kufizuese ndaj grupit Wagner, duke përfshirë edhe rrjetin mbështetës global të tyre.
“MPJ-ja propozon plotësim-ndryshimin e vendimit të qeverisë të marrë më 16 maj 2022, për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga ShBA-ja e që implementohen nga Kosova në raport me obligimet ndërkombëtare ndaj grupit Wagner si dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të tjera që mbështesin fushatës luftarake ruse”, është shprehur Bislimi.