Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke thënë se Kosova është në pozitën më të rëndë në 24 vitet e fundit.
Ai ka thënë se punëtorët janë më të diskriminuar, shkruan Neutral
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kryeministrit Kurti dhe kabineti i tij janë më shumë të fokusuar në grumbullimin e parave në thesar sesa në investime kapitale.
Më tej, ai ka përmendur edhe ikjen e të rinjve nga vendi dhe ka kërkuar nga qeveria që t’i ngritë pagat në sektorin publik dhe të gjej mënyrë që të rritja të bëhet edhe në sektorin privat.