Qeveria e Albin Kurtit blen infuzione nga Serbia

40 mijë e 140 euro nga buxheti i qeverisë së Albin Kurtit kanë shkuar për blerjen infuzioneve që prodhohen nga Hemofar mAD në Serbi, shtet ky – produktet e të cilit dikur i refuzonte në mënyrë kategorike partia në pushtet.

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Arben Vitia ka blerë infuzione nga Serbia. 

Bëhet fjalë për produktin Glucose 5% (izotenik) 500 ml sulucion për infuzion.

Ky medikament, sipas kontratës së nënshkruar më 20 janar 2023, e cila është publikuar dje në faqen zyrtare të prokurimit publik, prodhohet nga Hemofar mAD në Serbi.

Këtë produkt në Kosovë do ta sjellë kompania “Exclusive Corporation” SH.P.K., e cila e ka fituar Lotin e 17-të që peshon 28 mijë e 140 euro

Kompania që për aktivitet primar e ka tregtinë me artikuj farmaceutikë obligohet që brenda 30 ditësh ta furnizojë me 80 mijë copë Glucose 5% ministrinë e Shëndetësisë të qeverisë së Albin Kurtit.

“Exclusive Corporation” SH.P.K me bazë në Graçanicë, e cila drejtohet nga Besim Demolli, e ka fituar edhe Lotin e 16-të të kontratës. 

Kjo pjesë e tenderit peshon saktësisht 12 mijë euro, dhe sërish MSH nga kompania “Exclusive Corporation” SH.P.K e ka blerë produktin “Glucose” që prodhohet në Serbi.


E gjithë kontrata e ministrisë së Shëndetësisë peshon 785 mijë e 467 dhe ka 21 lote.


Siç dihet, Lëvizjes Vetëvendosje një kohë, sidomos kur ishte në opozitë ka qenë kundër produkteve serbe. Madje këtë e kallëzonte përmes aktiviteteve të shumta, në rrugë dhe jo vetëm. 

E gjithë fushata e partisë së Albin Kurtit dikur ‘mbështetej’ në barkodin 860, numër ky që tregon prejardhjen e produkteve nga Serbia, kundër të cilave dilte LVV, shkruan Gazeta Insajderi.

Por, tash kur Albin Kurti e ka marrë pushtetin, qeveria e tij ka kontraktuar produkte medicinale që bëhen në shtetin serb. 

40 mijë e 140 euro nga buxheti i shtetit të Kosovës kanë shkuar për blerjen infuzioneve që prodhohen nga Hemofar mAD në Serbi, shkruan Gazeta Insajderi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *