Qeveria deklarohet pasi u publikua draft-statuti i Asociacionit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se dokumenti që ka qarkulluar mbrëmë për sa i përket draft-statutit të Asociacionit, nuk është ai i cili e ka në dorë kryeministri Albin Kurti.

“Dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmë në disa portale dhe televizione si ‘draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe’ absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara”, ka shkruar Kryeziu.

Draft-statuti për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që ka qarkulluar mbrëmë në media ndër të tjera thoshte se Asociacioni “siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës”.

Sipas mediumit që e ka publikuar këtë dokument, Asociacioni do të ketë kuvendin e tij, kryetarin, nënkryetarin, bordin, këshillin këshillëdhënës dhe zyrën për ankesa.

Ndërsa, sipas dokumentit të publikuar thuhet se Kosova ka ngritur disa çështje për sa i përket këtij draft-statuti, ka vendosur disa kushtëzime dhe ka pretenduar për mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe dokumentet tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *