“Mos bëj hopa ende pa kërcyer” thotë një fjalë popullore. Kjo fjali vlen për dyshen e reperëve, Azet dhe Zuna.
Kënga “KMN” është fshirë përsëri nga Youtube, shkruan Neutral.al
Javë më parë kënga u fshie pasi ishte vjedhur nga producenti, Shkumbin Nebihu i njohur si Bini Diez.
Por, pas një kërkese, Youtube e kishte kthyer përsëri. Pasi u rikthye, dyshja filluan të gëzohen e të provojnë në rrjetet sociale.
Ky gëzim nuk ju zgjati shumë, pasi mbrëmë përsëri kënga është fshirë. Kështu ka lajmëruar “Bini Diez” përmes një postimi.
“E fshirë përsëri. Kisha shkru amo po flej. Jo me babën o praktikanta. 21 vjet t’kalume”, ka shkruar producenti i njohur.
“Youtube” i dha përsëri të drejtë “Bini Diez” dhe tash është e konfirmuar që kënga është e vjedhur./Neutral.al/