Putin nuk ka ndërmend të ndalet? Ukraina: 500 mijë trupa mund të sulmojnë në pranverë

Koha për t’u rigrupuar pas pengesës së javëve të fundit duket se është ajo që dëshiron të fitojë presidenti rus Vladimir Putin me apelin e tij për armëpushim disa orësh në luftimet në Ukrainë.

Kievi nuk e ka pranuar armëpushimin, ndërsa Perëndimi e karakterizon ” aktrim”.

Në të njëjtën kohë, siç raportohet nga gazeta britanike The Guardian, shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës pretendoi se Rusia do të urdhërojë mobilizimin e rreth 500,000 trupave në janar, në një tjetër shenjë të qartë se Vladimir Putin nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës.

Vadym Skibitsky, zëvendës-shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, tha se Ukraina besonte se rekrutët do të ishin pjesë e një serie sulmesh ruse në pranverë dhe verë në lindje dhe jug të vendit.

Rusia ka mohuar se po përgatit një valë të dytë mobilizimi, me Putinin që tha muajin e kaluar se ishte “e pakuptimtë” të flitej për rekrutimin e ri, duke pretenduar se vetëm gjysma e atyre tashmë të mobilizuar ishin dërguar në Ukrainë.

Nëse vlerësimi i Kievit rezulton i saktë, Rusia do të ketë dyfishuar fuqinë e saj të paraluftës brenda disa muajsh. Inteligjenca ushtarake e Ukrainës raportoi se 280,000 trupa tokësore ruse janë vendosur aktualisht kundër Ukrainës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *